HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë zbulim i Martinit, mbrojtësi shkodran paraqitje pozitive me Teutën

Një zbulim i Martinit, mbrojtësi shkodran paraqitje pozitive me Teutën

Nga Endri ÇINARI

U afrua në merkaton e janarit pa shumë bujë dhe si i panjohur në kampionatin tonë, por që po surprizon me paraqitjet e tij. Fjala është për Elmando Gjinin, futbollistin me origjinë shkodrane që tashmë është pjesë e Teutës. Shtatlarti u afrua nga kampionati portugez në atë të Superiores.

Ku i rritur futbollistikisht mes Suedisë dhe Italisë, kjo është hera e parë që mbrojtësi aktiziohet në futbollin tonë. Edi Martini e shikoi si një përforcim të duhur për prapavijën durrsake. Dhe paraqitjet e 21-vjeçarit i kanë dhënë të drejtë Martinit në këto javë.

Gjini është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit si titullar. Ku Teuta ka barazuar 2-2 ndaj Tiranë dhe 1-1 ndaj Laçit. Performanca e Gjinit ka qenë e një niveli të mirë dhe përshtatja duket se ka ardhur menjëherë me kampionatin tonë. Tashmë patjetër që durrsakëve i duhet akoma një marsh më tepër për të kaluar momentin e vështirë në kampionat.

Ku pas 21 javësh, bregdetarët janë në vendin e fundit me 18 pikë të grumbulluara. Shumë pak për një skuadër që kishte pretendime të tjera në fillim të edicionit. Dhe tashmë duhet ti bëjë llogaritë me mbijetesën në Superiore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments