HomeBOKSDy boksierë të kombëtares shqiptare triumfojnë në Kupën 'Pavarësia' në Kosovë

Dy boksierë të kombëtares shqiptare triumfojnë në Kupën ‘Pavarësia’ në Kosovë

Dy boksiere te kombetares shqiptare kane triumfuar ne Kupen “Pavaresia” qe u zhvillua ne Kosove me rastin e 16 vjetorit te Pavaresise se ketij shteti. Behet fjale per Ani Haxhillarin dhe Geljan Rajkun.

Ne fakt drejt Prishtines kane udhetuar edhe dy boksieret e tjere te kombetares tone, Arjon Kajoshi dhe Alban Beqiri, por per ta nuk ka patur kundershtare ne peshat e tyre dhe si rrjedhoje, nuk jane ngjitur ne ring.

Boksieret tane kane qene te shoqeruar nga trajneret e ekipit kombetar Zef Gjoni dhe Lazarin Vila. Perveç kombetares tone, pjesmarres ne kete turne kane qene edhe boksiere nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Haxhillari ka triumfuar pa problem ndaj kundershtarit te tij, nderkohe qe shume e forte ka qene ndeshja e Rajkut ndaj boksierit kosovar Shpejtim Shabani, por boksieri yne ka triumfuar ne fund. Kjo dyshe nderkohe eshte vleresuar edhe si çifti me luftarak i turneut./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments