Dy boksiere te kombetares shqiptare kane triumfuar ne Kupen “Pavaresia” qe u zhvillua ne Kosove me rastin e 16 vjetorit te Pavaresise se ketij shteti. Behet fjale per Ani Haxhillarin dhe Geljan Rajkun.

Ne fakt drejt Prishtines kane udhetuar edhe dy boksieret e tjere te kombetares tone, Arjon Kajoshi dhe Alban Beqiri, por per ta nuk ka patur kundershtare ne peshat e tyre dhe si rrjedhoje, nuk jane ngjitur ne ring.

Boksieret tane kane qene te shoqeruar nga trajneret e ekipit kombetar Zef Gjoni dhe Lazarin Vila. Perveç kombetares tone, pjesmarres ne kete turne kane qene edhe boksiere nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Haxhillari ka triumfuar pa problem ndaj kundershtarit te tij, nderkohe qe shume e forte ka qene ndeshja e Rajkut ndaj boksierit kosovar Shpejtim Shabani, por boksieri yne ka triumfuar ne fund. Kjo dyshe nderkohe eshte vleresuar edhe si çifti me luftarak i turneut./SHKODRA-SPORT.COM/