Dy raste ishin për moviolë në takimin Vllaznia-Egnatia e mbajtur nga gjyqtari i FIFA-s Enea Jorgji, me asistentë Rexha dhe Lama, ndërsa në VAR ishte Rusta. Episodi i parë do të ishte pretendim për penallti.

62’ Pas një harkimi në zonë, Stojanoviç devijon topin në këndore. Rrogozhinasit kërkojnë penallti për prekje topi me dorë, por gjyqtari Jorgji e mendon ndryshe. Nga pamjet shihet që topi përplaset në gjoksin e lojtarit kuqeblu.

68’ Protesta në Shkodër, vendësit kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për Xhemajlin për një faull ndaj Çobës. Jorgji lejon lojën të vazhdojë normalisht dhe në fund ndëshkon me të kuqe për protesta zëvendëstrajnerin e Vllaznisë, Bashkim Livoreka. Nga pamjet shihet se Xhemajli mban Çobën dhe rrezikon shumë. Mund të jepej edhe karton i kuq.