Per Vllaznine nuk ka pushim. Edhe diten e djeshme, vetem pak ore pas sfides me Egnatian, skuadra ka zbritur ne fushen e stervitjes sepse nuk ka patur kohe per te humbur. Arsyeja eshte se te merkuren do te luajne ndeshjen e rradhes, ate te Kupes ndaj Erzenit.

Ne seancen e djeshme, futbollistet te cilet luajten ndaj rrogozhinasve e kane patur thjesht rikuperim, ndersa pjesa tjeter ka zhvilluar seancen e zakonshme stervitore. Nderkohe sot i gjithe grupi do jete bashke per te vijuar me programin stervitor.

Kjo do te jete nje periudhe e ngjeshur me ndeshje dhe stafi u ka kerkuar lojtareve te mbajne rregjim absolut. Per me teper qe nje pjese e mire e tyre po kalojne se fundi edhe nje gjendje gripale.

Vllaznia po kalon nje moment shume te mire keto kohet e fundit, shoqeruar me 10 rezultate pozitive rradhazi dhe si rrjedhoje do te kerkoje ta vazhdoje serish ate edhe me ndeshjet e kesaj jave qe do t’i luaje te dyja ne transferte, fillimisht me Erzenin dhe me pas me Dinamon./SHKODRA-SPORT.COM/