Rrahman Hallaçi ka dhene doreheqjen pas ndeshjes Iliria- Murlani qe u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 3-1. Shkaku gjoja jane problemet personale te tij, por sigurisht qe ne kete mes duhet te kete patur diçka tjeter.

Madje, nga drejtuesit e Ilirise thuhet se Hallaçi nuk ka dhene doreheqjen por eshte shkarkuar per mungese rezultatesh për shkak të mos arritjes së objektivit në katër ndeshjet e fundit.

Per me teper qe pas kesaj ndeshje, edhe nga drejtuesit e Murlanit pati akuza per dhune te papare nga vendasit ne momentin e barazimit te rezultatit 1-1. Por gjithsesi pankina e fushe-krujasve nuk ka mbetur shume kohe bosh.

Ne krye te saj eshte emeruar menjehere nje emer i njohur i trajnimit shqiptar siç eshte Agim Canaj. Ai ka drejtuar më parë Dinamon, Vllazninë, Flamurtarin, Skënderbeun, Besën, Lushnjën etj. 61-vjeçari merr drejtimin e ekipit me synimin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa klubi ka investuar shumë.

Megjithate nuk do ta kete te lehte sepse ne garen me Beselidhjen dhe Valbonen nuk jane te favorizuar, por Iliria do te tentoje deri ne fund per arritjen e ketij objektivi sepse perberja qe ajo ka e kerkon nje gje te tille.