HomeKRYESOREIlir Daja mbledhje urgjente me Ballkanin. Flitet për largim të trajnerit

Ilir Daja mbledhje urgjente me Ballkanin. Flitet për largim të trajnerit

Ilir Daja mund t’i japë lamtumirën ekipit të Ballkanit pas 2 vitesh e gjysmë. Trajneri që dërgoi dy vite radhazi në Conference League klubin nga Suhareka, pritet që të largohet nga këta të fundit.

Këto aludime vijnë ku sipas gazetës “Enigma”, drejtuesit e Ballkanit dhe Ilir Daja kanë kryer ditën e sotme një takim urgjent. Arsyeja e këtij takimi nuk dihet, por aludohet për prishje kontrate të mënjëhershme ose në fund të sezonit.

Kujtojmë që Ballkani këtë sezon është në vendin e parë me një pikë më shumë se Llapi ndjekës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po tenton edhe këtë sezon titullin kampion, të cilin e kanë fituar dy herë në drejtimin e 57-vjeçarit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments