HomeKRYESORETjetër gol dhe asist, talenti shqiptar me origjinë nga Puka dhuron spektakël...

Tjetër gol dhe asist, talenti shqiptar me origjinë nga Puka dhuron spektakël te skuadra italiane

Cristian Shpendi nuk ka të ndalur! Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist mbrëmjen e sotme me fanellën e Çezenës, në triumfin 4-0 ndaj Entelës.

Talenti kuqezi me origjinë nga Puka ishte protagonist në golin e parë të shënuar nga Kargbo në minutën e 31-të, teksa ishte ai nismëtari i aksionit që u finalizua me gol. Ndërkohë 3 minuta më vonë, Shpendi gjeti vetë rrugën e rrjetës, duke dyfishuar shifrat.

20-vjeçari shqiptar nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 44-t regjistroi asist për golin e tretë të shënuar nga Kargbo. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-0, ndërkohë që në minutë e 72-të, Çezena shënoi edhe të tretin me Kargbo që vulosi tripletën personale.

Për sa i përket Cristian Shpendit, ai qëndroi në fushë 59-të minuta. Me golin e sotëm, shqiptar i ngjit në kuotën e 17-të golave teksa kryeson i vetëm listën e golashënuesve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments