Alban Bushi, ish- futbollisti dhe trajneri i njohur ka dhene sot nje interviste per median e shkruar ku ka folur per shume gjera, kombetaren, kampionatin shqiptar duke u ndalur ne nje moment edhe tek Vllaznia per te cilen eshte shprehur ne kete menyre:
“Me pelqen trajneri i Vllaznise. Erdhi kokeulur, nuk kishin besim, por po bejne shume mire hap pas hapi. Mund te jete edhe Vllaznia ajo qe do te beje suprizen. Tani nuk eshte me surprize qe edhe Vllaznia ta marre titullin kampion.
Une mendoj se ajo eshte me kembe ne toke. Po i ben hapat ngadale, klubet e tjera nuk e kane, njehere lart e njehere poshte. E shoh interesante, bashke me Partizanin dhe Egnatian, ndersa Tirana dhe Dinamo kane ulje- ngritje.
Skenderbeu me pelqen sesi luan. I kam pare te gjitha ndeshje eshte nje nga ekipet qe luan me bukur futboll. Jane nje ekip i bukur, simpatik, krijojne shume raste, te rregullt”./SHKODRASPORT.COM/