HomeFUTBOLLKATEGORIA E TRETEVIDEO/ Flori Leka: Suksesi i Basanias më ka lumturuar, tani duhet të...

VIDEO/ Flori Leka: Suksesi i Basanias më ka lumturuar, tani duhet të fitojmë edhe finalen

Ka provuar te luaje ne disa skuadra duke filluar nga Vllaznia, Bylis, Terbuni apo dhe ekipe jashte vendit, por duket se e ka gjetur vetveten tek Basania. E kemi fjalen per futbollistin shkodran Flori Leka. 21 vjeçari qe luan ne rolin e sulmuesit anesor, ka dhene kontributin e tij qe kjo skuader te arrinte objektivin e saj, ngjitjen ne kategorine e dyte.

Pas ndeshjes se fundit, asaj ndaj Arnises te fituar me rezultatin 2-1, ne rradhet e kesaj skuadre ka patur nje feste te madhe dhe tashme mbetet te shohin edhe rezultatin qe do te prodhoje finalja e kesaj kategorie, per ta plotesuar siç duhet festen e madhe te ketij suksesi.

Flori Leka ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Më në fund erdhi suksesi i shumëpritur që në fillim të kampionatit. Faleminderoj Zotin që ja arritëm qëllimit dhe tani të shohim përpara.

Ishte emocion i madh për mua, pasi ishte dicka e re, duke pasur parasysh lëvizjet e shumta në karrierën time. Cdo kampionat ka vështirësitë e veta, për me rëndësi ja dolëm. As nuk diskutohet finalja. Si çdo ndeshje tjetër që e kemi marrë me shumë vendosshmëri dhe besim, do të arrijmë edhe kupën”.

Te plote prononcimin e futbollistit te Basanias Flori Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments