Vllaznia dhe Egnatia do të përballen në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e kthimit, të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit vijnë të avantazhuar në këtë ndeshje, pas triumfit në sfidën e parë në “Arena Egnatia” me rezultatin minimal 1-0, ndërsa kuqeblutë kanë si synim përmbysjen për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Jago, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani

EGNATIA: Sherri, Dulis, Malota, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Rama, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.
Trajner: Edlir Tetova