HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot ndaj Egnatias nis misioni 'Brdariç'. Vllaznia para provës të së vërtetës

Sot ndaj Egnatias nis misioni ‘Brdariç’. Vllaznia para provës të së vërtetës

Vllaznia do te luaje sot ne “Demrozi Stadium” nje prove shume te rendesishme per ecurine e saj te metejshme ne kampionat. Eliminimi nga Kupa dhe ndryshimet ne pankine jane nje “thike me dy presa” per ate se çfare mund te ndodhe ne kete fund- sezoni, megjithate ne kampin kuqeblu jane te bindur se mund t’ia dalin.

Ndeshja ndaj Egnatias kryesuese konsiderohet shume e rendesishme ne te gjithe aspektet dhe prandaj me interes eshte per t’u pare reagimi i kuqebluve ne fushen e lojes, tashme nen “urdherat” e Thomas Brdariç.

Ndryshe nga ndeshja e se merkures per kupe, sot do te rikthehen ne formacion nga skualifikimi mbrojtesit Stojanoviç e Hakaj, nderkohe qe mungon per arsye kartonash sulmuesi anesor Çoba.

Megjithate me shume sesa emrat, e rendesishme per t’u pare sot eshte si do te sillet Vllaznia ne fushen e lojes dhe çfare ndryshimesh do te kete ne formacion, apo vendosjen e saj ne fushen e lojes. Brdariç e ka te qarte se ka marre persiper nje mision jo pak te lehte dhe prandaj do te kerkoje qe dora e tij te ndihet ne skuader.

Per Vllaznine e rendesishme sot eshte qe te mos dale e mundur, por kuptohet qe objektivi paresor do te jete marrja e fitores qe do te ishte “qershia mbi torte”, ndonese nje gje e tille ne pamje te pare duket shume e veshtire./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments