Vllaznia do te luaje sot ne “Demrozi Stadium” nje prove shume te rendesishme per ecurine e saj te metejshme ne kampionat. Eliminimi nga Kupa dhe ndryshimet ne pankine jane nje “thike me dy presa” per ate se çfare mund te ndodhe ne kete fund- sezoni, megjithate ne kampin kuqeblu jane te bindur se mund t’ia dalin.

Ndeshja ndaj Egnatias kryesuese konsiderohet shume e rendesishme ne te gjithe aspektet dhe prandaj me interes eshte per t’u pare reagimi i kuqebluve ne fushen e lojes, tashme nen “urdherat” e Thomas Brdariç.

Ndryshe nga ndeshja e se merkures per kupe, sot do te rikthehen ne formacion nga skualifikimi mbrojtesit Stojanoviç e Hakaj, nderkohe qe mungon per arsye kartonash sulmuesi anesor Çoba.

Megjithate me shume sesa emrat, e rendesishme per t’u pare sot eshte si do te sillet Vllaznia ne fushen e lojes dhe çfare ndryshimesh do te kete ne formacion, apo vendosjen e saj ne fushen e lojes. Brdariç e ka te qarte se ka marre persiper nje mision jo pak te lehte dhe prandaj do te kerkoje qe dora e tij te ndihet ne skuader.

Per Vllaznine e rendesishme sot eshte qe te mos dale e mundur, por kuptohet qe objektivi paresor do te jete marrja e fitores qe do te ishte “qershia mbi torte”, ndonese nje gje e tille ne pamje te pare duket shume e veshtire./www.shkodrasport.com/