HomeATLETIKEIzmir Smajlaj arrin rezultatin më të mirë sezonal, por mbetet pak centimetra...

Izmir Smajlaj arrin rezultatin më të mirë sezonal, por mbetet pak centimetra larg finales së Europianit

Izmir Smajlaj ka përfunduar garën e tij në disiplinën e kërcimit së gjati në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Romë me një rezultat të mirë, por që për fatin e tij të keq nuk i mjafton për të sigurar një vend në finale.

Atleti shqiptar në tre tentativat që kishte në dispozicion arriti që të përfundonte me sukses vetëm të parën ku dhe regjistroi rezultatin e vet më të mirë për këtë sezon, 7.78 metra.

Vetë Smajlaj përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan: “Pas 2 viteve te gjata pa stervitje prej demtimit te rende e prej rikuperimit te ngadalte, hyrja ne “Kampionatin Europian te Atletikes” ishte nje arritje e madhe per mua.

Jam i lumtur qe u ndava me nje rezultat 7.78 m (rezultati me i mire i sezonit aktual), por njekohesisht i merzitur qe per pak centimetra nuk arrita te hyja ne finalen e madhe me kercyesit me elitar europian. Nuk mbaron ketu, Kampionate te tjera me presin akoma…”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments