Vllaznia “A” dhe Vllaznia “B” kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me njëra- tjetrën, pikërisht për të mbushur boshllëkun e krijuar nga ndërprerja e kampionateve. Ajo është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe është fituar nga ekipi i parë me rezultatin 3-0.
Duhet thënë se trajnerët Martini e Bizi janë munduar ta shfrytëzojnë këtë miqësore për të parë edhe njëherë tjetër gjendjen e lojtarëve. Për ekipin Vllaznia “B” sigurisht që ka shumë dilema ngaqë akoma nuk e ka filluar kampionatin, ndërsa për ekipin e parë stafi teknik nuk i ka aktivizuar të gjithë lojtarët.
Megjithatë ata që kanë luajtur, kanë dhënë më të mirën e tyre dhe si rrjedhojë pjesa e parë është mbyllur në shifrat e barabarta 0-0. Krejt ndryshe do të ishte pjesa e dytë kur Vllaznia “A” kaloi fillimisht në avantazh me golin e shënuar nga Kubazi.
Më pas do të kishte vend edhe për dy gola të tjerë që kishin për autorë futbollistë Kouro dhe Ara. Përfundimisht 3-0 për Vllaznia “A” në këtë miqësore përballë ekipit të dytë, që i shërbeu si test në prag të ndeshjes së rradhës që do të luajë në transfertë me Bylis.(www.shkodrasport.com)