Nga Endri ÇINARI

Pavarërisht se ka ardhur vetëm para pak javësh në rradhët e Vllaznisë, Jasmin Çelikoviç mund të debutojë nga minuta e parë këtë fundjavë për kuqeblutë. Mbrojtësi i cili u afrua vetëm në datën 1 tetor tek shkodranët, tashmë duket se është totalisht i gatshëm për 9 herë kampionët e vendit.

Ku periudha e ambientimit apo edhe e kapjes së ritmit të skuadrës duket se ka kaluar për shtatlartin. I cili nga ana e tij ka gëzuar një formë fizike optimale që në momentin që i është bashkuar Vllaznisë.

Në këtë mënyrë duke e pasur më të lehtë përshtatjen me ekipin, ku eksperienca e 26-vjeçarit pritet të jetë një plus për prapavijën kuqeblu. Boshnjaku mund ta nisë nga minuta e parë ndaj Bylis ditën e shtunë, në kuadër të javës së 7-të të kampionatit.

Kjo pasi Gjini është një mungesë e sigurt për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë. Dhe kësisoj do jetë i pezulluar për këtë duel të rradhës për shkodranët. E nga ana tjetër edhe Kuros, i rikthyer së fundmi nga dëmtimi ende nuk garanton në 100%.

Dhe me mëngjërashin nuk kërkohet të rrezikohet duke e hedhur në fushë para kohe. Teksa prova janë bërë edhe me Ardit Krymin në rolin e qendër mbrojtësit, pozicion të cilin 29-vjeçari e ka mbuluar edhe në të shkuarën.

Por, këto ditë do merret vesht përfundimisht nëse Çelikoviç do shijojë debutimin e tij me fanellën e Vllaznisë apo jo. Me trajnerin Martini që gjithmonë qëndron “hermetik” përsa i përket formacionit dhe titullarëve që kërkon të hedhë në fushë.(www.shkodrasport.com)