Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Mbremjen e djeshme ajo ka triumfuar ndaj Partizanit ne “Qazim Dervishi” me rezultatin 87-77.
Gjithçka eshte vendosur qe ne perioden e pare te ndeshjes. Ajo eshte mbyllur me shifrat 27-11 ne favor te kuqebluve te cilet arrijne ta administrojne ne me menyren e duhur kete diference deri ne fund te takimit.
E dyta fitohet nga Partizani 23-21 dhe ai mundohet te futet ne loje por e ka te veshtire. Ne perioden e trete fiton serish 24-20 duke e ngushtuar deri ne 10 pike diferencen, por vetem kaq.
Shkodranët ne 10 minutat e fundit tregohen te kujdesshem dhe ato mbyllen ne shifrat e barabarta 19-19 dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te perfundote me rezultatin 87-77 ne favor te Vllaznise. Pikeshenuesi me i mire per te ka qene Bryant i cili ka shenuar plot 33 pike ne kete ndeshje.(www.shkodrasport.com)