Milani fitoi dje me rezultatin 2-1 përballë Fiorentinës. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alegri nuk pyetën për mungesat duke koleksionuar 3 pikë të arta, që i ngjisin në krye të renditjes.

Drejtori sportiv, Igli Tare që është edhe arkitekti i kësaj skuadre, foli para ndeshjes. Në fjalën e tij i çuditi tifozët, pasi duke marrë parasysh mungesat, tha që Milani është ndërtuar vetë me këtë kontingjent në dispozicion.

“Kemi një mundësi të madhe, nuk ka justifikime dhe as ankesa. Skuadra është në formë të mirë, vjen pas një serie rezultatesh pozitive dhe edhe sonte duhet t’ia dalim. Luajmë kundër një skuadre të fortë që ka marrë më pak se sa meriton për nga cilësia që ka.

Sonte është një mundësi e madhe, duke fituar, do të ngjiteshim në krye të renditjes”, u shpreh fillimisht Tare duke hequr vëmendjen nga mungesat. Sërish më pas ai u pyet për numrin e paktë të lojtarëve në dispozicion. Më konkretisht vetëm shtatë lojtarë ndodheshin në stol ku dy prej tyre portierë. Fiorentina kishte 13 futbollistë në stol.

“Skuadra është ndërtuar me këtë ide, me 19 lojtarë në dispozicion, 3-4 portierë dhe 2-3 djem nga Milan Futuro që janë rregullisht me ekipin e parë. Mungesat sigurisht nuk janë diçka pozitive, por nuk i përdorim si justifikim. Pas pushimit kemi folur qartë, e dimë që me fitore mund të ecim përpara me më shumë besim”, e mbylli fjalën e tij Tare.