Nga Maringlen ZHIVANI

Sulmuesi shkodran Vildan Kaçubela do t’i bashkohet Basanias për pjesën në vazhdim të sezonit. Ish-futbollisti i Ilirisë dhe Tërbunit, i njohur për shpejtësinë dhe aftësinë për të gjetur hapësirat në sulm, ka vendosur të firmosë për Basanian.

Një gjë e tillë ka disa kohë që është bërë, por nuk është zyrtarizuar si pasojë e një problemi që ka patur me një dëmtim dhe prandaj ka munguar në ndeshjet e para të kampionatit.

Ai tashmë pritet të sjellë energji dhe kreativitet në fazën sulmuese, duke dhënë një shtysë të rëndësishme në ofensivën e ekipit.

Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç dhe stafi teknik, me dy zv/trajnerët Erjon Mani dhe Mario Kola, si edhe drejtorin teknik Fatjon Hasani e shohin si një futbollist të rëndësishëm që mund të forcojë sulmin dhe të ndihmojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

açubela do t’i bashkohet Basanias në stërvitje brenda pak ditëve, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjet e ardhshme. Megjithatë më parë do të bëjë edhe një ekzaminim të fundit, për të parë edhe njëherë nëse problemi shëndetësor që ka patur, ka kaluar plotësisht apo jo.(www.shkodrasport.com)