Nga Endri ÇINARI
Suksesi i rradhës në kampionat në shifrat 3-1 ndaj Tiranës ishte i katërti rradhazi për Vllazninë. Me shkodranët të cilët tashmë kryesojnë të shkëputur me 4 pikë diferencë ndaj Egnatias së vendit të dytë.
Ku aktualisht skuadra e drejtuar nga Martini ka grumbulluar 19 pikë pas 8 javësh e ndërsa rrogozhinasit kanë 15 të tilla. Por, fitorja ndaj bardhebluve në “klasike” erdhi falë një përmbysjeje të rezultatit, pasi fillimisht ishin bardheblutë që kaluan në avantazh falë golit të Tabeku.
Megjithatë kryesimi i sfidës dhe gëzimi i Tiranës do zgjaste pak, pasi brenda 5 minutash, në minutën e 15-të dhe atë të 20-të, Vllaznia do kthente gjithçka në favorin e saj me rrjetat e Jagos dhe Balajt.
E ndërsa përfundimisht sfidën do e vuloste Kastrati, me një penallti që u shndërrua në gol në minutën e 77-të. Kjo përmbysje e rezultatit ishte hera e dytë që ndodh për kuqeblutë këtë sezon, ku më parë Vllaznia kishte përmbysur edhe ndaj një tjetër ekipi nga kryeqyteti.
E këtu bëhet fjalë për Partizanin, ku në javën e 3-të të edicionit dhe me një ndeshje që zhvillohej po në “Loro Boriçi”, ishin të kuqtë që kalonin fillimisht në avantazh. Ku shifrat më pas u përmbysë në 4-1 për kuqeblutë në atë duel ndaj “demave”.
E me përmbysjen e rezultatit ndaj Tiranës, tek Vllaznia treguan se kanë “fiksim” këto rezultate dhe mënyra loje kur vjen fjala për përballjet me ekipet kryeqytetasve. Ku i vetmi ekip që mund të krenohet se ka mposhtur 9 herë kampionët e vendit deri më tani në këtë edicion është Dinamo.
Me blutë të cilët në javën e 2-të të sezonit kanë mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”. Megjithatë përveç përmbysjes dhe marrjes së 3 pikëve ndaj Tiranës, ajo që kënaqi në rradhët e Vllaznisë ishte edhe karakteri që tregoi skuadra.
E cila edhe pavarësisht disavantazhit gjeti menjëherë reagimin dhe vuri ndeshjen në “shinat” e duhura. Teksa edhe thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, kuqeblutë ishin me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Kuros.
Edhe në ato momente, Vllaznia e ndjeu shumë pak faktin se ishte në diasavantazh numerik në fushë. Duke rrezikuar shumë pak në portën e saj e duke kontrolluar totalisht lojën, e në këtë mënyrë duke treguar qartazi se kjo skuadër tashmë ka gjetur ekuilibrat e duhura e po “shtron” rrugën dalëngadalë drejt “betonimit” të vendit të parë në kampionat.(wwwshkodrasport.com)







