Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në Durrës ka dështuar, pasi investitorët privatë janë tërhequr nga marrëveshja.
Sipas “Albania Team”, shkak për këtë tërheqje mësohet të jetë mospranimi i kushteve të vendosura nga qeveria. Bëhet e ditur se situata e ngjashme mund të përsëritet edhe me projektin e stadiumit të ri të Vlorës.
Investitorët thuhet se janë shprehur të pakënaqur edhe me mënyrën si janë dhënë lejet e ndërtimit në Durrës. Ata kishin kërkuar që të kishin ekskluzivitetin për ndërtimin e kullave pranë zonës së stadiumit, derisa të shiteshin banesat dhee njësitë e tyre tregtare.
Por lejet e shumta të reja për ndërtime në qytet kanë rritur ndjeshëm konkurrencën në tregun e pasurive. Kjo ka ndikuar që investitorët të konsiderojnë projektin si ekonomikisht të paqëndrueshëm.









