Festa e nderrimit te viteve natyrisht qe eshte nje event i cili me shume endje nga te gjithe njerezit ne mbare rruzullin tokesor dhe te gjithe njerezit e shfrytezojne daten 31 dhjetor per te festuar me familjet ose njerezit e tyre te dashur.

Por krejt ndryshe ka vepruar futbollisti i Vllaznise Mevlan Adili. Vitin e Ri ai e ka pritur jo ne Shkup, por ne Shkoder. Keshtu ka vendosur te veproje mbrojtesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Me marrjen e pushimeve ai ka shkuar per pak dite prane familjes ne Shkup dhe eshte kthyer prej andej me 29 dhjetor, date kur mori pjese ne ceremonine e shpalljes se tij ne formacionin me te mire te sezonit 2020-2021.

Pas kesaj ceremonie, ai nuk ka marre me rrugen drejt Maqedonise se Veriut, por drejt Shkodres. Nderkohe, Adili ka gjetur kohe qe t’u beje nje vizite edhe doktoreve te klinikes Medicare qe jane edhe miqte e tij, per te ndare me ta gezimin e fitimit te trofeut si mbrojtesi me i mire.