Vllaznia do shijojë sot ditën e fundit të pushimit. Të hënë skuadra shkodrane do niset drejt Ulqinit, aty ku për disa ditë do zhvillojë fazën përgatitore.

Brdariç do japë gjithë ngarkesën e duhur fizike për të tijtë, në përballje të 21 javëve të mbetura në Superligë.

Veç surprizave në merkato për afrimet, skuadra e Vllaznisë do duhet të përforcohet në disa reparte ku ka pasur probleme gjatë javëve të Superligës.

Pritet që faza përgatitore në Ulqin të vendosë pikat mbi “i”, me Vllazninë që do luajë teste miqësore me Tërbunin dhe Prishtinën para ndeshjes me Tiranën./newsport/