Laçi i këtij sezoni tregoi edhe njëherë se kurbinasit janë “kockë e fortë”. Nisja “jo” e sezonit bëri që drejtuesit të merrnin në ekip Mirel Josën, me trajnerin që ktheu në shina një ekip të ndërtuar për vendet e kreut.

Kurbinasit mbajnë vendin e tretë pas 15 javësh, ndërsa vijnë nga gjashtë fitore radhazi.

Tri pikët me Dinamon, Kukësin dhe Tiranën radhazi kanë bërë që Laçi të jetë ndër skuadrat pretendente për kreun, me bardhezinjtë që janë gjashtë pikë më pas se Tirana kryesuese. Suksesi i Laçit nuk mban vetëm emrin e Josës.

Nëse i hedhim një sy listës së golashënuesve, Guindo i Laçit qëndron në krye me tetë gola, teksa edhe Zarubica dhe Lushkja janë në krye. Golat, duket se janë arma shtesë e Laçit që për të disatin sezon është faktor në elitën tonë./newsport/