Festat e fundvitit kaluan dhe tashmë jemi në ditët e para të vitit 2022. Teorikisht dhe praktikisht i bie që ekipet e kampionatit tonë shumë shpejt do rikthehen në fushën e stërvitjes.

Përjashtim nuk bën as Vllaznia, që aktivitetin futbollistik për këtë vit do e rifillojë në një duel të javës së 16-të të kampionatit kundër Tiranës.

Përballje e drejtpërdrejtë kjo për titullin kampion kundër bardhebluve që janë të shkëputur 8 pikë ndaj shkodranëve në tabelën e klasifikimit. E pikërisht ky do jetë edhe qëllimi madhor i kuqebluve këtë vit. Mbyllja e hendekut me kreun, parakalimi ndaj tyre dhe fitimi i titullit kampion.

Ky është edhe objektivi i këtij fillim sezoni. Nëse Vllaznia do e humbiste titullin sezonin e shkuar kur ishte e shkëputur me 9 pikë ndaj ndjekësve. Këtë edicion duhet të bëjë të kundërtën ku duhet të rikuperojë pikët që është pas dhe të kënaqë tifozët që presin titullin kampion prej 21 vitesh tashmë.

Rruga do fillojë që në datën 15 janar kundër Tiranës. Ku ndeshja pritet si një ogur i mirë pasi një triumf i mundshëm kundër kryesuesve do i jepte një fytyrë tjetër kampionatit. Tashmë Vllaznia është gati për vazhdimin e sezonit, ku gara pritet të jetë më e ashpër se asnjëherë.

Endri ÇINARI