Lirim Kastrati gjeti golin e parë në Superiore me Vllazninë kundër Tiranës. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke vulosur fitoren e shkodranëve në “Klasike”. Në prag të sfidës së nesërme me Flamurtarin, ka qenë pikërisht sulmuesi i kuqebluve që ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.kastrati“Jemi gati dihet synimi i Vllaznisë, janë 3 pikë dhe shkojmë për 3 pikët e radhës.

Besoj se Flamurtari ka cilësi dhe nuk i meritojnë 2 pikë që kanë, ne jemi të motivuar jo vetëm me Flamurtarin por si në çdo ndeshje tjetër, shkojmë për 3 pikët e radhës dhe për asgjë tjetër. E vlerësojmë si ekip dhe kanë cilësi, por ne duam vetëm 3 pikët.

Duhet ti përshtatemi kundërshtarit tonë, çunat janë të motivuar, nuk patëm shumë kohë për të festuar pas Tiranës. Ndjehem i lehtësuar, goli është qershia mbi tortë, por e rëndësishme është fitorja me Tiranën. Besoj ishte ndeshja më e mirë që kam luajtur qëkur kam ardhur këtu, unë jam i fokusuar vetëm te loja. Nuk është kjo forma ime më e mirë, duhet të jap maksimumin çdo ndeshje, trajneri beson shumë te unë dhe jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu, por me siguri do të ketë ndeshje edhe më të mira se kjo. Në fillim ka qenë diçka e re për mua, por çdo ditë ndjehem më mirë në stërvitje, si mbrojtës apo mesfushor i djathtë.

Nuk do të ndikojë, trajneri na flet çdo ditë, nuk po na le të ngremë kokën, Flamurtari nuk i meriton aq pikë. Diçka e re është, u adaptova shumë shpejt, djemtë më kanë pritur mirë. Ka cilësi, 4-5 ekipe nuk kanë shumë dallime me njëra-tjetrën, mund të fitosh dhe humbësh kundër çdo ekipi. Ka presion por duhet të fokusohemi të gjithë, jemi një familje e ngushtë dhe nuk ndikohemi nga fjalët që vijnë nga jashtë fushës, jemi të fokusuar në futboll, jemi duke ecur shumë mirë, kemi një atmosferë të mirë në grup.

Falenderoj Bekimin që më lejoi të gjuaja penalltinë, ai është kapiteni dhe lideri ynë, ai vendos kujt do me ja dhënë, ne duhet të jemi gati vetëm për të ndihmuar ekipin me gola ose asiste. Gjithmonë do jem gati, do shohim si do vijnë ndeshjet. Kemi një grup shumë të mirë, në çdo pozicion kemi 2-3 lojtarë cilësorë, gjëja më e mirë është që nuk vërehet mungesa e dikujt, ky është fati jonë i mirë, ta shohim nesër si do të jetë. Premtoj se do jap maksimumin dhe në fund do të shohim si do rrjedhë loja”, përfundoi ai.