Duhej që Teuta të “përplaste brirët” me Egnatian e Edlir Tetovës për të marrë humbjen e parë për këtë sezon në Superiore. Gjithçka u vendos në pjesë e parë, përmes golit të sulmuesit Albanese në minutën e 43.
25-vjeçari shënoi me elegancë, por kaq. Edhe pse në 45 minutat e dyta Teuta insistoi pët të gjetur golin e barazimit, skuadra rrogozhinase u vendos mirë mbrapa dhe mbylli çdo hapsirë, duke i “shkatërruar” të gjitha planet trajnerit Enkeleid Dobi.
Egnatia riketheht te fitorja pas dy barazimesh dhe ngjitet në kuotën e 18 pikë pas 9 javësh, kurse Teuta qendronë në 14 pikë, përkohësisht pozicioni i 3-të.
EGNATIA – TEUTA 1 – 0 (Albanese 43′)







