Rezart Dabulla shprehu hapur simpatinë për Vllazninë në këtë sezon. I ftuar në emisionin “Mega Sport”, ish-kapiteni i Tiranës, ndër të tjera deklaroi se Tirana dhe Partizani do të jenë në luftë për të shpëtuar “Play Out”-in.
“Uroj që të dalë Vllaznia kampion këtë vit. Jam dashamirës i Vllaznisë, pas Tiranës gjithmonë kam dashur që të dalë kampion Vllaznia. Mbase ky është viti i duhur.
Partizani dhe Tirana do e kenë të vështirë këtë vit. Deri në fund të kampionatit do jenë në luftë për të shpëtuar “Play Out”-in. Më thoni një lojtar të afirmuar që luan me Tiranën?
Një lojtar që ka 5-6 vjet që luan dhe është shtyllë kryesore në ekipin ku luan. Kështu që e ka të vështirë Tirana”, u shpreh Rezart Dabulla.







