Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVendos goli i një shkodrani, Flamurtari mund Bylisin dhe i largohet vendit...

Vendos goli i një shkodrani, Flamurtari mund Bylisin dhe i largohet vendit të fundit të renditjes

Ka mjaftuar goli i sulmuesit shkodran Erald Maksuti dhe Flamurtari ka mposhtur Bylisin në Vlorë në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga 21 vjeçari shkodran i cili tundi rrjetën për herë të tretë në këto javë. Madje ishte ai që i kishte shënuar dygolësh Bylisit në Ballsh. Futbollisti kthehet kështu në makthin e skuadrës së Josës.

Me këtë fitore, Flamurtari shkon në kuotën e 8 pikëve, por mbetet në vendin e 9-të ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë.

BYLIS 0-1 FLAMURTARI

63′ Maksuti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments