Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Moldavi, në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa po sot pritet që grupi i lojtarëve të plotësohet. Nga grumbullimi në Moldavi, ka folur Kevin Dodaj i cili është shprehur:

“Ndihem shumë mirë. Normalisht, si çdo lojtar në ekip, të përfaqësosh ngjyrat kuqezi është një ndjenjë e veçantë. Grupi po bashkohet dhe ndjehem shumë i lumtur. Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit, kjo është më e rëndësishmja.

Moldavia? – Kemi luajtur edhe para disa ndeshjesh me Moldavinë. Është një ekip shumë i mirë. Besoj që do të arrijmë fitoren. Ukraina, besoj, është ekip më i fortë, por edhe aty synojmë vetëm fitoren”.