Aurelio De Laurentiis ka reaguar publikisht në një moment tensioni të madh që nga ardhja e Antonio Contes në pankinën e Napolit. Presidenti ka hedhur poshtë zërat për dorëheqjen e trajnerit:
“Lexoj në internet përrallën e dorëheqjes së Contes. Më pëlqejnë rrjetet sociale, sepse janë mënyrë moderne për të përhapur mendimet, por jo gjithmonë janë të sakta apo të pranueshme”.
Më tej, De Laurentiis shtoi në “X”: “Mes meje dhe Contes ka gjithmonë harmoni të veçantë, e cila bashkon njerëzit që ndjekin 3 ‘C’…, shumë të dashura për napolitanët. Iu them tifozëve që kanë lexuar marrëzira se jam krenar që kam në krah një burrë të vërtetë si Antonio Conte, i aftë të sakrifikojë çdo sekondë të jetës së tij për profesionin, me bujari dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”.
Këto fjalë përjashtojnë çdo mundësi ndarjeje mes Contes dhe Napolit, duke konfirmuar besimin e plotë të presidentit te trajneri./telesport/







