Klubi i Burrelit, ka reaguar ashpër në lidhje me një situatë të ndodhur në emisionin “Supergol” në RTSH. Menjëherë pas sfidës Burreli – Pogradeci, e cila u fitua nga matjanët 2-0, “Lojtari i Ndeshjes”, Arnold Këaku Siaë doli para kamerave për të dhënë prononcimin e tij.
Megjithatë, në momenti ne shfaqjes së tij në ekran, moderatorja Hygerta Sako dhe “grupi” i saj në studio, Ardi Behari, Gerd Haxhiu dhe Klajdi Kola nisën të qeshnin. Madje, nuk munguan as komentet e “tepruara” pas prononcimit të futbollistit.
Pikërisht këtë situatë, në reagimin e tij, klubi i Burrelit e quan “akt tallje dhe bullizimi”. Ndër të tjera, klubi i Kategorisë së Parë thekson se kjo është një “mungesë respekti ndaj njeriut”.
Por ndërkohë ka reaguar në lidhje me këtë çështje edhe trajneri shkodran i kësaj skuadre- Samuel Nikaj i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar:
““Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”, është shprehja e publikuar nga trajneri i Burrelit.







