Pep Guardiola është pyetur për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, por ish-trajneri që fitoi tripletën me klubin e ka përjashtuar këtë mundësi.

“Të bëhesh president i Barcelonës? Nuk e mohoj Barcelonën. Gjithmonë je tifoz i vendit ku ke filluar. Por unë me kravatë në lozhën presidenciale? Jo, nuk mund ta shoh veten duke bërë atë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Ai shtoi: “Barcelona është unike në këtë aspekt, sepse të gjithë kanë të drejtë të shprehen. Vetëm ata që janë brenda klubit duhet të i kushtojnë vëmendje zhurmës së jashtme”.

Guardiola thekson se dëshira e të gjithëve për të qenë president e bën Barcelonën një klub unik dhe të madh.

“Kjo e bën Barcelonën klubin më të madh dhe më të veçantë në botë: sepse të gjithë duan të bëhen president; dhe kjo është arsyeja pse ne mund ta bëjmë këtë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/