Libri për Biografinë e Robert Lewandowskit ka shkaktuar reagime të shumta, në lidhje me një episod të pazakontë nga sezoni 2022/2023 te Barcelona.
Sipas librit të autorit polak Sebastian Staszewski, sulmuesi është takuar me përfaqësues të klubit, përfshirë edhe presidentin Joan Laporta, në momentin kur skuadra kishte siguruar matematikisht titullin në La Liga.
Lewandowski kishte shënuar 23 gola deri në atë fazë të sezonit. Libri zbulon se drejtuesit i kërkuan lojtarit të mos shënonte në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Kjo kërkesë e ka befasuar polakun, i cili nuk ishte përballur më parë me një sugjerim të tillë në karrierën e tij.
Sipas asaj që thuhet në libër, arsyeja lidhej me një bonus prej 2.5 milionë eurosh që Barcelona do t’i paguante Bayern Munich nëse ai kalonte kuotën e 25 golave. Në fund, Lewandowski nuk arriti të shënonte në ndeshjet kundër Mallorcas dhe Celtas.







