Egnatia është makth i Bylisit prej kohësh. Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 5-1, ndërsa pas ndeshjes foli trajneri Edlir Tetova.
“Përgjysmë si fitore se me 10 lojtarë. Mendoj se ishte ndeshje e interpretuar shumë mirë. Mundësitë edhe para kartonit të kuq, ishin për të shënuar.
Mendoj se shumë shpejt për të folur. Ndeshja e parë e Bakajokos pas 35 ditësh, ka kaluar dëmtim të rëndë. Ishalla vazhdon në këto ritme. Bëri mirë edhe Buriç. Të dy sulmuesit u zhbllokuan, shenjë e mirë.
Duke marrë parasysh Brunon te Bylisi, ai preson shumë mirë me shpinë. Donim ta nxirrnim nga pozicioni, e bëri Aleksi dhe filtruam për Bakajokon te goli i parë. Bylisi mbrojtës të djathtë ka mesfushor qendre, sigurisht që do tentonim te krahu i majtë i joni për të sulmuar. Sa i përket punës së tranzicionit, ka qenë me diktim intervalor. Në një moment kishim fushën e plotë për të presuar, momentet e tjera për të shfrytëzuar tranzicionin. Të tre lojtarët sot në sulm, janë me karakteristika thellësi.
Është vetëm një ndeshje. Çdo sulmues do vazhdimësi. Për pjesën e futbollit, bëmë një ndeshje të mirë, por edhe kundërshtari me 10 lojtarë. Është një ndeshje jo reale. Sa i përket 3 pikëve e arritëm me sukses dhe jam i kënaqur për këtë”, u shpreh Edlir Tetova për “RTSH”.







