✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Notari i Vllaznisë Joel Goleemi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e rradhës dhe si rrjedhojë ka arritur të vendosë një rekord të ri kombëtar në garën e 400 metra stil i lirë.
Koha e vendosur prej tij ishte 5:18:79 ndërkohë që rekordi i mëparshëm i notarit Greis Koxhaku i vendosur plot 9 vite më parë ishte në kohën 5:29:52.
Siç shikohet, përmirësimi i kohës është i ndjeshëm dhe kjo tregon kohën shumë të mirë që ka vendosur së fundmi notari i Vllaznisë, i cili konsiderohet një sportist me shumë të ardhme.
Në këto gara, një paraqitje shumë të mirë kanë bërë edhe notarët e tjerë të ekipit shkodran Viki Tafruku, Skerdi Kroni, Vittoria Hyso, Alessandro Hyso, Klea Dedi, Adriell Marku, Frederika Rotani, Hera Mimaj, Melodi Mimaj, Kol Rupa, Angelo Rotani.
Kjo tregon se tek ky ekip po bëhet një punë shumë e mirë nën drejtimin e trajnerit Kol Shiroka dhe me siguri që rezultatet pozitive do të vijojnë edhe në të ardhmen.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”








