Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELazio heq Elseid Hysajn nga lista për Serinë A, zbuloni arsyen

Lazio heq Elseid Hysajn nga lista për Serinë A, zbuloni arsyen

Lazio ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në listën e saj për kampionatin e Serisë A, duke rikthyer mesfushorin Fisayo Dele-Bashiru, i cili zë vendin e Elseid Hysajt.

Vendimi u mor në orët e fundit, pas disa ditësh pritjeje, teksa klubi bardhekaltër ka zgjedhur të reagojë ndaj situatës së dëmtimeve në skuadër. Dele-Bashiru, i cili u dëmtua në fillim të sezonit në bicepsin femoral, tani është rikuperuar dhe rikthehet në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë, Elseid Hysaj, mbrojtës i Kombëtares Shqiptare, përjashtohet nga lista për shkak të një dëmtimi në gju, i cili e detyron të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar.

Ky ndryshim i jep Lazios një alternativë të re në mesfushë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri do të duhet të përballojë mungesën e rëndësishme të Hysajt në repartin defensiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments