Real Madrid fiton thellë në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të La Liga-s. “Los Blancos” kanë mposhtur 5-2 Sociedad-in, ndërsa Cristiano Ronaldo ka përjetuar një mbrëmje magjike.

Sulmuesi portugez shënoi 3 gola dhe asistoi në një tjetër. Vazquez dhe Kroos ishin autorët e dy golave të tjerë për Real Madrid. Për Sociedad shënuan Jon dhe Illaramendi.

Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet përkohësisht në vendin e 3-të në renditje me 42 pikë, 2 më shumë se Valencia e vendit të 4-t që do të luajë nesër kundër Levante-s.

Ndeshja:
Real Madrid-Sociedad 5-2
Shënues: Vazquez 1’, Ronaldo 27’, 37’, 80’, Kroos 34’/ Jon 74’, Illaramendi 83’