Para disa vitesh Manchester City kishte një mesfushë shumë të fortë dhe një nga pikat kryesore të saj ishte Yaya Toure. Lojtari nga Bregu i Fildishtë u bë një nga simbolet e “qytetarëve”.
Loja e tij, fiziku dhe galopimet me top e bënë atë një legjendë të klubit, por gjithçka ka një fillim dhe një fund. Dhe kjo histori dashurie e tillë ishte. Ardhja e Guardiolës në stolin e City ndikoi në fatin futbollistik të Toure.
Trajneri katalanas mori drejtimin e skuadrës në vitin 2016 dhe vendosi ta ulte në stol Yaya Toure, siç kishte bërë më parë te Barcelona. Guardiola nuk e ka pasur kurrë me sy të mirë mesfushorin, i cili tani, pas shumë vitesh, ka folur pa filtra. “Nuk shoh një burrë tek ai (Guardiola), por një gjarpër”, – ka thënë Toure.
Guardiola nuk o jeptre shumë hapësirë afrikanit te Barcelona dhe Toure ndihej i poshtëruar, siç ka pohuar së fundi në kanalin “Zack” në Youtube. Trajneri i kishte thënë Toure se i duhej dhe se do ta aktivizonte, por nuk e mbajti këtë premtim.
Mesfushori më pas shkoi te Manchester City, ku u bë një legjendë, por fundi i historisë ishte ndryshe nga ai që lojtari do të dëshironte. Nga 2026-a luajti gjithmonë e më pak pikërisht për shkak të Guardiolës.
Toure, i lodhur me trajnerin spanjoll, vendosi të kalonte tek Olimpiakosi. Një lamtumirë e hidhur nga City, që mesfushori nuk e ka harruar kurrë, prandaj dhe ka përdorur ato fjalë për Pep Guardiolën.


