Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot 100 vjetori i lindjes së ish- sulmuesit të Vllaznisë dhe...

ALMANAK/ Sot 100 vjetori i lindjes së ish- sulmuesit të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Pal Mirashi

Nga Gjergj KOLA

Historia e futbollit në Shkodër ka në gjirin e saj shumë elementë cilësorë të cilët kanë kontribuar për vite me rradhë edhe me kombëtaren shqiptare. Njëri prej tyre ishte Pal Mirashi, ish- sulmuesi i njohur shkodran. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të 100 vjetorit të lindjes së tij.

Pal Mirashi ka lindur në Shkodër më 13 dhjetor 1925 dhe me futbollin do të merresh që në moshën 10 vjeçare kur e pa veten duke luajtur në fushën e vjetër sportive. Më pas do të bëhej pjesë e skuadrës “Dodona” sëbashku me Simon Jubanin, Denis Buletinin, Sadush Kumbaron, Mërgim Çanon, Zyhdi Barbullushin etj.

Pas Çlirimit të vendit do të shkonte në Tiranë për studime dhe luan me 17 Nëntorin vetëm një ndeshje sepse Palit nuk i del bursa dhe ai do të kthehej sërish në Shkodër duke u bashkuar me Vllazninë dhe në vitin 1946 do të shpallej kampione me të. Do të bëhej edhe pjesë e kombëtares shqiptare duke qenë madje në fushë edhe në ndeshjen e parë të saj, atë të Malit të Zi të luajtur në Shkodër dhe do të luante disa minuta në atë fitore 5-0 të kuqezinjve.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë me kombëtaren dhe e fundit ishte më 1 maj 1950 në takimi Shqipëri-Poloni-0:0 eshte ndeshja e fundit ndërkombëtare. Në total 9 ndeshje të luajtura me ekipin tonë përfaqësues dhe duke shënuar 4 gola.

Pal Mirashi do të luante me Vllazninë deri në vitin 1949 dhe në fund të këtij viti do të bëhej pjesë e Dinamos me të cilin do të fitonte edhe titullin kampion. Një vit më vonë do të bashkohej me ekipin e 17 Nëntorit me të cilin luajti deri në vitin 1958, kur dhe mbylli karrierën e tij sportive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments