...
HomeKRYESOREParaqitje fantastike, ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës gjen rrugën e rrjetës në...

Paraqitje fantastike, ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës gjen rrugën e rrjetës në futbollin turk

Engjëll Hoti ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi. Ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës në elitën e futbollit shqiptar, shënoi golin e vetëm në pjesën e parë me skuadrën e Umranijespor, që i mbylli 45 minutat e para me avantazhin 0-1 ndaj Ankaragucu.

Ky ishte goli i parë i Hotit me fanellën e skuadrës turke, teksa në ndeshjen e parë u bë protagonist me asist.

Duket Hoti po përshtatet mjaft mirë me skuadrën turke në ligën e dytë, pas transferimit në merkaton e verës.

Kujtojmë se mesfushori në Shqipëri u shpall dy herë kampion rresht, fillimisht me Tiranën dhe më pas te Partizani.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.