Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia zhgënjen në fazën e dytë, vetëm një fitore deri tani

Vllaznia zhgënjen në fazën e dytë, vetëm një fitore deri tani

Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia po kalon një periudhë të vështirë në fazën e dytë të kampionatit. Me vetëm një ndeshje të mbetur për t’u luajtur ndaj Flamurtarit, kuqeblutë kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje, një bilanc larg pritshmërive.


Pas një faze të parë pozitive, ku ekipi grumbulloi 19 pikë, rënia e formës në fazën e dytë është e dukshme, me vetëm 8 pikë të fituara deri tani, ndërsa mbetet edhe një sfidë për t’u zhvilluar.

Ky regres ka shtuar shqetësimet në kampin shkodran, ndërsa pritet me interes ndeshja e fundit e fazës për të parë nëse Vllaznia do të arrijë të reagojë dhe të mbyllë Fazën e Dytë me rezultat pozitiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments