Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESezoni i dytë rradhazi, Vllaznia nën këmbët e dyshes Balaj-Mala

Sezoni i dytë rradhazi, Vllaznia nën këmbët e dyshes Balaj-Mala

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia po zhvillon një sezon me uljet dhe ngritjet e sah në Superiore 2025–26, por diçka duket se nuk ka ndryshuar në krahasim me sezonin e shkuar. Ku një nga faktorët kryesorë të suksesit mbetet bashkëpunimi mes Esat Malës dhe Bekim Balajt. Dy lojtarët kanë konfirmuar edhe këtë edicion rolin e tyre si pika referimi për skuadrën kuqeblu, duke marrë përsipër peshën kryesore të lojës ofensive dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ekipit.

Ky protagonizëm nuk është i rastësishëm, por vijimësi e asaj që dyshja tregoi edhe në sezonin e kaluar, 2024–25.

Esat Mala po spikat si organizatori kryesor i aksioneve sulmuese të Vllaznisë në sezonin aktual, duke u renditur asistuesi më i mirë i skuadrës me 4 asistime. Vizoni i tij në fushë, saktësia në pasime dhe aftësia për të lexuar lojën e kanë bërë një element kyç në mesfushë. Edhe në edicionin e kaluar, Mala ishte ndër lojtarët më konstantë, duke ndërtuar themelet e rolit që sot e ushtron me më shumë pjekuri dhe ndikim.

Në vijën e parë të sulmit, Bekim Balaj po konfirmon statusin e tij si lider dhe golashënues i padiskutueshëm. Me 10 gola të shënuar në sezonin 2025–26, ai kryeson listën e golashënuesve të Vllaznisë, duke qenë pika kryesore e referencës në repartin ofensiv. Balaj vjen në këtë formë të shkëlqyer pas një edicioni 2024–25 pozitiv, ku ishte gjithashtu vendimtar në ndeshje të rëndësishme për skuadrën.

Kombinimi mes kreativitetit të Esat Malës dhe instinktit realizues të Bekim Balajt po rezulton një nga armët më të forta të Vllaznisë në këtë sezon të Superiores. Vazhdueshmëria e kësaj dysheje nga edicioni i kaluar deri në sezonin aktual dëshmon për stabilitet, bashkëpunim dhe cilësi, elementë që e bëjnë Vllazninë një pretendente serioze për objektivat e saj sezonalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments