Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETrajneri i Spanjës: Mesi? Lojtarë si ai nuk duhet të zhduken kurrë

Trajneri i Spanjës: Mesi? Lojtarë si ai nuk duhet të zhduken kurrë

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, e lavdëroi Lionel Mesin përpara përballjes në Finalisima më 27 mars dhe një përballje të mundshme në Kupën e Botës 2025.

Në një intervistë me gazetës AS, trajneri i kampionëve evropianë theksoi cilësinë e qëndrueshme të legjendës argjentinase, duke paralajmëruar se ndikimi i tij mbetet i pazvogëluar pavarësisht moshës së tij.

“Mesi është një nga ata lojtarë që nuk duhet të zhduket kurrë. Ashtu si Kristiano Ronaldo. Ata janë fantastikë. Kushdo qoftë forma e Mesit në Finalisima ose në Kupën e Botës, ai është një nga ata lojtarë që mund të bëjë diferencën me një detaj të vetëm.

Prandaj, kam respekt dhe admirim të plotë për karrierën e Leos dhe për atë që ai ende ka përpara”, përfundoi trajneri i Spanjës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments