Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMbrojtësi shkodran Denis Pjeshka pranë largimit nga Flamurtari dhe kalimit tek një...

Mbrojtësi shkodran Denis Pjeshka pranë largimit nga Flamurtari dhe kalimit tek një tjetër skuadër

Klubi i Pogradecit duket se ka “hedhur grepat” nga elita, në këtë merkato dimri, për përforcimin e skuadrës, që këtë edicion synon ngjitjen në Superiore.

Mediat bëjnë të ditur se liqenorët kanë arritur akordin me futbollistin shkodran të Flamurtarit, Denis Pjeshka, i cili me shumë gjasa do të veshë fanellën e Pogradecit në këtë edicion.

30-vjeçari mund të luajë në rolin e qendërmbrojtësit si dhe mesfushorit difensiv. Në këtë edicion Pjeshka nuk ka qenë në planet e trajnerëve të Flamurtarit, për shkak të një dëmtimi që ka kaluar dhe si rrjedhojë ka munguar për shumë javë.

Vetëm në ndeshjet e fundit ai ka qenë në pankinë, por pa marrë asnjë minutë dhe ndoshta kjo është arsyeja që futbollisti shkodran po mendon edhe largimin. Kujtojmë që kur kuqezinjtë militonin në Kategorinë e Parë, shkodrani ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Me afrimin e Pjeshkës në skuadër, liqenorët do të blindonin si repartin difensiv ashtu edhe atë të mesfushës, në garën e tyre për të sfiduar Skënderbeun dhe Laçin në rrugën drejt Superiores.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments