Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE‘Leao si qendërsulmues nuk ‘fle’, Fullkrug hyri shumë mirë në lojë. Titulli?...

‘Leao si qendërsulmues nuk ‘fle’, Fullkrug hyri shumë mirë në lojë. Titulli? Shumë herët’

“Leao si qendërsulmues është më i gjallë në lojë dhe ka tiparet e duhura për këtë rol. Kur luan në të majtë ndonjëherë ‘fle’ dhe del nga ndeshja”. Kështu e nisi Max Allegri analizën e fitores së Milanit në Cagliari, të vendosur nga goli i portugezit.

“Në fillim pësuam tri goditje në portë. Në ato momente duhet rend dhe qetësi, sepse ndeshjet zgjasin 100 minuta, – tha ai për “Sky”. – U rritëm në pjesën e dytë, duhej të shënonim edhe një gol. Titulli? Është shumë herët për të folur; janë 5 skuadra brenda 3-4 pikëve. Fitorja ishte e rëndësishme, po aq edhe të mos pësonim gol”.

Allegri shtoi se skuadra po përmirësohet sidomos në mbrojtje dhe se kalendari është i ngjeshur. Për Fullkrug: “Sjell shumë pozitivitet, është pak prapa fizikisht, por do të na ndihmojë. Hyri shumë mirë, ishte i dobishëm në lojën ajrore dhe në mbajtjen e topit. Është shumë i fortë”. Për Bartesaghi dhe Palestra: “Një duel i bukur, në Itali ka lojtarë të fortë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments