Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Tirana prezanton qendërmbrojtësin me vlerë 700 mijë euro në 'transfermarkt'

MERKATO/ Tirana prezanton qendërmbrojtësin me vlerë 700 mijë euro në ‘transfermarkt’


Johan Kortes është zyrtarisht lojtar i Tiranës. Bardheblutë e prezantuan sot mbrojtësin nga Kosta Rika, që udhëtoi bashkë me Fredi Alvarez drejt Shqipërisë. Ky i fundit pritet të zyrtarizohet në vijim, ndërsa mban vlerën 700 mijë euro në tregun e “transfermarkt”.

Kortez përforcon qendrën e mbrojtjes ku bardheblutë ishin në emergjencë për lojtarë. 26-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Liberias në Kosta Rika dhe për të është eksperienca e parë jashtë vendit.

Njoftimi i Tiranës:

“Mirësevjen, Johan Enrique Cortes Alfaro!

Johan Enrique Cortes Alfaro është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në fushën stërvitore dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Nuhiu”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments