Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Ëndërroj Real Madrid'! Tifozët e Bayern indinjohen me 17-vjeçarin Lennart Karl

‘Ëndërroj Real Madrid’! Tifozët e Bayern indinjohen me 17-vjeçarin Lennart Karl

Talenti i fundit i Bayern Munchen duket se po mendon që tani për të luajtur diku tjetër në të ardhmen. Lennart Karl, mesfushori 17-vjeçar që u bë shënuesi më i ri i bavarezëve në Champions League në tetor, po përballet me kritika të ashpra.

Të dielën ai pranoi se ëndrra e tij është që të transferohet te Real Madrid dhe kjo deklaratë nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve gjatë një komunikimi që ata kanë pasur me lojtarët e ekipit, sipas traditës për Vitin e Ri.

Karl u pyet nga tifozët, nëse kishte një klub ëndrrash përveç Bayern. “Bayern është një klub shumë, shumë i madh. Është ëndërr të luaj me këtë ekip, por një ditë do të më pëlqente sigurisht që të shkoja te Real Madrid. Është klubi i ëndrrave të mia, por kjo mbetet mes nesh”, – është përgjigjur Karl mes të qeshurave të tifozëve.

Këta të fundit e morën me të qeshur deklaratën e Karl, por futbollistit të ri i është dashur të përballet me kritikat e tifozëve të Bayern në rrjetet sociale. Shumë prej tyre kanë vënë në dyshim besnikërinë e mesfushorit ndaj klubit të madh gjerman.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments