Sulmuesi i njohur rikthehet tek Tirana, një përforcim i rëndësishëm për bardheblutë

0
159

“Gjeni kush është kthyer?”, shkruan Tirana në rrjetet sociale. Ky rikthim i bujshëm bën që kryeqytetasit të konfirmohen si kryefjala e merkatos së dimrit.

Ernest luajti vetëm tri ndeshje në kampionatin e Algjerisë. Transferimi në verë nuk shkoi si duhet.

Bardheblutë po plotësojnë hapësirat që u lanë bosh nga dhjetë lojtarët e larguar. Deri tani është prezantuar Fredi Alvarez, Johan Kortez dhe Patrik Mysloviç po ashtu. Ndërkohë që po pritet edhe rikthimi i Redon Xhixhës.