Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Besëlidhja edhe me një sulmues, përforcimi i katërt i lezhjanëve

MERKATO/ Besëlidhja edhe me një sulmues, përforcimi i katërt i lezhjanëve

Pas Xhulio Mehmetit, Marco Mollës e Antonio Markut, Besëlidhja realizon një tjetër goditje në merkato. Këtë hetë bëhet fjalë për repartin e sulmit sepse tashmë në dispozicion të trajnerit Elvis Plori është vënë në dispozicion edhe azeri Bayramali Qurbanov.

Qurbanov, i datëlindjes 8 nëntor 2002, aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen si një përforcim me perspektivë për skuadrën lezhjane.

23-vjeçari ka zhvilluar karrierën e tij në kampionatin e Azerbajxhanit, ku është aktivizuar me ekipe si Sabail 2, Araz Nakhchivan dhe Difai Agsu, duke fituar eksperiencë të vlefshme në nivele konkurruese.

Tashmë tek Besëlidhja ai do të rivalizojë me Rraboshtën dhe lojtarët e tjerë të repartit ofensiv duke kërkuar fillimisht një vend titullari dhe më pas për ta ndihmuar këtë skuadër për arritjen e objektivit, ngjitjen një kategori më lart.

Nga ana tjetër, përveç afrimeve siç ka bërë të ditur Gazeta “Shkodra Sport”, nga skuadra lezhjane janë larguar 4 futbollistë dhe pikërisht portiere Birja, dy lojtarët marokenë Aimane El Karicha dhe Mohamad Akharaz, si dhe Kleo Allmuça.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments